Në kuadër të 25 Marsit në shkollën tonë u  zhvillua nje festë  kushtuar  ditës së Ungjillëzimit të së Tërëshenjtës dhe Revolucionin e vitit 1821.  Klasa e katërt prezantoi vjersha dhe pjesë teatrale të cilat na treguan edhe një herë vlerën e madhe të lirisë përmes  figurës të së Terëshenjtës sonë dhe përpjekjeve të luftëtarëve  gjatë vitit 1821.  Natyrisht që nga kjo festë nuk mund të mungonin edhe këngët e kënduara nga  kori  ynë !

Fëmijët  nëpërmjet entuziazmit dhe përpjekjes së tyre përcollën mesazhin se dashuria ndaj Perëndisë dhe atdheut  si edhe  ndjenja e sakrificës sjell me kalimin e viteve  frytet më të ëmbla !

 Ditën e festës kori yne pasi  pranoi ftesën  mori pjesë  ne  shfaqjen e organizuar në fshatin Dervician.  Pas Liturgjisë  Hyjnore , paradës  dhe dedikimit të kurorave  prej personave zyrtarë të gjithë grupet pjesëmarrëse  qoftë nga shkollat e ndryshme apo edhe nga organet  vendore  nderuan këtë ngjarje të madhe për shpëtimin e botës Ungjillëzimin e Hyjlindëses dhe të rënët e revolucionit të ’21. Të gjitha grupet pjesëmarrëse  të valleve, të teatrit dhe të muzikës lane tek të pranishmit mbresat më të mira.  Në mënyrë të veçantë kori ynë  mori duartrokitje të ngrohta e

 Të përzemërta nga publiku.