Shkollat tona u japin mundësinë nxënësve për të mësuar në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe , angleze dhe greke , pasi mësimi i tyre fillon që në kalsën e parë.
Synimi ynë është të përgatitim mjaftueshëm nxënësit për të marrë diplomat përkatëse për secilën gjuhë . Padyshim synimi ynë është që këto diploma nxënësit tanë t’i marrin sa më shpejt gjatë jetës së tyre shkollore. Këto diploma përbëjnë një element të rëndësishëm i cili do t’i shoqërojë në jetën e tyre studentore dhe profesionale.


Pikërisht përsa i përket mësimit të gjuhës greke nxënësit dhe nxënëset tona përgatiten intensivisht dhe tashmë qysh në klasën e tetë janë në gjendje të testohen për diplomimin etyre në nivelet B 1 ose B2 , kurse në klasën e nëntë edhe nivelin C1.
Përveç orëve didaktike paradite kanë mundësinë të ushtrohen edhe me testet e ndryshme gjatë orëve të pasdites çdo javë për një periudhë kohe të gjatë përpara provimeve. Këto teste kontrollohen nga një mësuese me përvojë dhe u kthehen nxënësve për rishikim dhe përmirësim të rezultateve të tyre.
Shkolla Nëntëvjeçare “ Frymë Dashurie” funksionon edhe si qendër për ëertifikimin e gjuhës greke. Provimet zhvillohen në muajin maj për të gjithë të interesuarit.

Artikujt
Provimet e certifikimit te Gjuhes greke-Ellinomatheia 2019
Rreth 60 kandidatë morën pjesë në provimet e certifikimit të Gjuhës…
Ellinomatheia 2018-Provimet e Gjuhës Greke
Të martën, të mërkurën dhe të enjten 15-17 maj u zhvilluan provimet…
Εξετάσεις Ελληνομάθειας 2017
Την Τρίτη, Τετάρτη και Πέμπτη 16-18 Μαΐου…