Diten e Merkure, te Enjte dhe te Premte, 25-26-27/11/2020,  ne Gjimnazin tone organizuam Projektin Artizanal me teme “Artizanati ne duart e te rinjve”. Organizimi dhe koordinimi i kesaj veprimtarie te bukur krijuese u be nga mesuesja e shkolles znj. Androniqi Kocollari.

Qellimi i aktivitetit ishte perfshirja e nxenesve tane ne njohjen e punimeve te dores, duke i afruar me traditen dhe artizanatin. Nxenesit realizuan zbukurime te vecanta per shkollen me tematiken e Krishtlindjeve. Gjithashtu, me entusiazem krijuan edhe zbukurime per doren me tekniken makrame.

Me poshte disa nga nxenesit qe moren pjese ne veprimtari shkruajne mbresat e tyre!

Nxenesja: Kaltrina Hide 

Klasa XI

Puna artizanale

Me daten 26 nentor klasa jone mori pjese ne nje aktivitet te organizuar nga stafi pedagogjik “Fryme Dashurie”. Aktivitetin e zhvilluam gjate ores se gjashte dhe te shtate. Sistemuam klasen dhe mjetet e punes na i siguroi mesuesja znj.Androniqi Kocollari. Do te punonim ne dy grupe: njeri grup do te krijonte byzylykë, ndersa tjetri do te formonte zbukurime me tela per festat e Krishtlindjeve. Te gjithe ishim teper entuziante. Per disa prej nesh ishte nje eksperience e pa perjetuar me pare dhe mesuam se si te thurrnim byzylyke dhe te formonim zbukurime pa shume lodhje e shpenzime. Ishte nje pune shume argetuese dhe qetesuese. Ne nje kohe aq te shkurter thurrem gjithesej 5 byrzylyke dhe beme 4 zbukurime. Ishte nje eksperience qe do te ngelet ne mendjet tona, pasi pervec se mesuam dicka te re, kaluam nje kohe te bukur se bashku! Faleminderit!

Nxenesja: Denisa Kuci

Klasa: XII

Kjo jave u mbyll ndryshe ne gjimnazin tone. Bankat ishin te mbushura me fije shumengjyreshe,tela,perla,shirita dhe rruaza te cilat e kthyen klasen ne nje fole artizanale. Per here te pare na u dha mundesia te mesojme si perdoren mjetet e artit. Duke vendosur imagjinaten ne pune dhe duke ndjekur keshillat dhe manualet perkatese, arritem te krijonim byzylyke shumengjyresh,unaza dhe zbukurime ne forma: engjelli , dreri,peme etj. Ky aktivitet pervecse na argetoi na ftoi gjithashtu te zbulojme misterin qe fshihet pas cdo objekti atrizanal: kenaqesine, kreativitetin dhe perpjekjen per te kthyer sende te zakonshme ne krijime unike. Faleminderit!

  Për më shumë foto klikoni këtu!!!