Klasat e pesta dhe të gjashta më datë 16 maj organizuan ekskursionin e tyre të fundit për këtë vit shkollor. Nën shoqërimin dhe kujdesin e mësuesve të tyre, ato vizituan qytetin e bukur ,bregdetar të Sarandës. Ndalesa e parë u bë në burimin e bukur të Syrit të Kaltër. Udhëtimi vazhdoi në qytetin e lashtë të Butrintit. Historia në Butrint flet shumë dhe nxënësit tanë ishin gjithë sy e vesh për të dëgjuar dhe parë. Sigurisht që një ekskursion nuk mund të quhet i shkëlqyer nëse nuk kami pak këmbët me rërë, akullore në buzët tona dhe shumë po shumë argëtim. Të gjitha këto na prisnin në Sarandë . Në Sarandën 3D . Det ,Diell,Dashuri …dhe kështu me shumë dashuri ju urojmë edhe ne verë të mbarë dhe kalofshim më bukur vitin tjetër!