Gjirokastër, 24.11.17

6:00

Mos u çudisni që qarkullojmë këtë orë në rrugë! Jo, sot nuk kemi mësim. Dita që prisnim me padurim të gjithë nxënësit e klasës së V dhe të VI më në fund erdhi! Nisemi për në ekkskursionin tonë drejt Mecovos dhe Janinës! Do ju informojmë vazhdimisht për programin tonë…

Edhe pse s΄ kemi mësim, dëshira për të mësuar nuk ka humbur. Gjatë gjithë rrugës ndjekim me kujdes informacionet që na japin shokët tanë të ndarë në grupe përkatëse. Paralelisht, ushtrohemi me enigma dhe problema të tjera. Entusiazmi ynë nuk përshkruhet!

 

10:00

Stacioni i dytë çlodhës «Mecovorama» për tu freskuar me një portokaladhë. E lëmë pas Mecovon me destinacion Janinën.

 

1:00

Nuk mund të mungonte nga ekskursioni një vizitë qoftë dhe e shkurtër në Jumbo!

 

2:00

Jemi në Muzeun Bizantin të Janinës dhe nëpërmjet ekspozitave udhëtojmë në historinë dhe artin e Epirit Paleokristian dhe Bizantin. Vizitojmë gjithashtu edhe muzeun bashkëkohor të artit të argjendit.

 

4:00

Erdhi momenti pët të ngrënë. Do të shpejtohemi pak, sepse na presin edhe mundësi të tjera të bukura në vazhdim.

 

5:00

Paralimnio! Qendër argëtimi me lojra të ndryshme dhe bowling…Sa mirë do qe të qëndronim këtu dhe shumë orë të tjera.

 

7:00

Kulmi i ekskursionit ishte pjesëmarrja në Mbrëmësoren e Shën Katerinës në Kishën e saj që festonte. Aty gjendet edhe Mitropoliti ynë z. Dhimitër. I falemi lipsanit të Shenjtores dhe i kërkojmë të ndërmjetojë për ne dhe për familjet tona. Në shërbesë mirrnin pjesë shumë besimtarë me shprestari. Pas mbarimit, do të marrim rrugën e kthimit.

Fotografitë tregojnë shumë nga përshtypjet tona. E themi dhe ne njëzëri: ekskursion mbresëlënës!

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>