E hëna e pastër është një ditë e veçantë e vitit prandaj edhe kjo shkollë e feston atë tradicionalisht me një ekskursion në Manastirin e Trinisë së Shenjtë në Pepel .
Dita ishte me diell dhe u nisëm me një humor të mire ! Së pari shkuam në kishë dhe morëm pjesë shërbesën e shenjtë për të marrë force që të përgatitemi për Kreshmën e Madhe. Kishim bekimin e madh që të kishim midis nesh edhe Mitrpolitin tone z.z. Dhimitër. Të gjithë ndamë të njëjtin ushqim kreshmor duke shijuar ajrin e pastër të malit. Fëmijët prisnin me padurim atë që do të vijonte më pas . Lojë pafund ! Futboll , thesari i fshehur , volejboll, piknik në natyrë, topadjegësi dhe balonat janë disa prej çasteve të bukura që kaluam së bashku mësues dhe nxënës. Megjithëse nuk donim të iknim kthimi u bë me një shëtitje në natyrë, ai na kompensoi gjithçka .
Ishte një ditë e mbushur me shumë emocione dhe momente të paharrueshme me miqtë tanë të vegjël e të mëdhenj!