Ftesë
Data: 14.6.2018
Vendi: Gjimnazi «Frymë Dashurie»
Dresscode: të lehta + dy palë… (me shumë mundësi do lagemi)
Pse? Kemi party!
Nxënëset dhe nxënësit e Klasës së X të Gjimnazit tonë ju ftojnë në sallën mikpritëse të aktiviteteve të shkollës që të kalojmë të gjithë së bashku një ditë të paharrueshme me muzikë, valle, këngë karaoke, qerasje dhe shumë surpriza!
******
Përshtypjet e një të ftuari
Sot ishte një ditë fantastike!!! Në momentet highlights padyshim që janë lojërat e veçanta që na prisnin. Lojëra që të freskonin dhe mjaft sfiduese!U përpoqëm të gjenim ekuilibrin me një gotë të mbushur me ujë në kokë, të hanim shalqi në kohë rekord, të vraponim brenda një thesi dhe shumë të tjera!!! Të lodhur por edhe shumë të gëzuar…filluam lojën e fundit, topat me ujë dhe rezultatin e shihni në fotot që vijojnë. Fituesit? Skuadra e të Pamposhturve»!
Mos besoni se mbaruam!!! Gjërat më të mira… po vijnë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)