20.10.2020

Ne jemi klasa IX. Ora e lëndës së fizikës, përvec se është një lëndë e cila na shoqëron kudo, që te hapi që ne bëjmë, është edhe argëtuese. Është argëtuese për shkak se ne bëjmë veprimtari praktike për të kuptuar më mirë nocionet e librit. Mësuesi jonë, profesor Bezati, na dha si detyrë të krijonim një qark elektrik ku të kishim mundësi pastaj në klasë, të bënim disa eksperimente.Këto veprimtari kanë të bëjnë me kapitullin e parë “Elektriciteti”. Ne kemi mësuar mjaft gjëra të reja dhe gjithashtu se si përdoren objektet apo sendet e ndryshme.

Konkretisht në këtë veprimtari praktike ne matëm rrymën elektrike me Amper(A), si edhe diferencën potenciale, e cila matet me Volt(V ). Të gjitha këto u mundësuan jo vetëm nga dijet e pafundme të mësuesit tonë, por edhe nga pajisjet e shumta që na ofron shkolla. Kishim mjaft qarqe elektrike të ndryshme në seri, në paralel apo edhe qarqe elektrike të përbëra. Gjithashtu në këtë veprimtari mësuam se si lidhen këta dy matës në një qark. Këto njohuri na nevojiten jo vetëm në ditët e sotme, por edhe për të nesërmen tonë, pra të ardhmen tonë. Mësuam rreziqet që mund të shkaktohen pa matur tensionin e një qarku si edhe mjaft informacione të tjera.

Kjo pra qe veprimtaria jonë e parë praktike, por jo e fundit. Aktivizimi dhe argëtimi në cdo lëndë mësimore që ne bëjmë në shkollën 9-vjeçare ” Frymë Dashurie” na shoqëron në cdo hap të jetës sonë. Për këtë arsye ne jemi mjaft mirënjohës dhe falenderues kundrejt mësueseve/mësuesëve, drejtoreshës, si edhe kryepeshkopit tonë, i cili na mundëson kushtet e këtyre kryerjeve të veprimtarive praktike në shkollën tonë.

Theodhora Shametaj, klasa IX

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!