Pak ditë na  ndajnë për të festuar  në Kishën tonë festën më të madhe  , festën e  Lindjes së  Zotit tonë Jisu Krishtit . por si do ta presim  Atë  në zemrat tona ?  Kori ynë dhe nxënësit e klasave më të vogla  kanë përgatitur  poezi dhe pjesë të vogla teatrale  për të na ndihmuar të kuptojmë  misterin e madh të lindjes së Perëndisë dhe  të takojmë Krishtin e sapo lindur.

                Atë natë  e Tërëshenjta nëna e Tij  mbështeti me dhembshuri Foshnjën e Shenjtë në një grazhdë të thjeshtë.  Perëndia i gjithëpushtetshëm dhe i përjetshëm vjen në tokë dhe merr formën e njeriut për të na  shpëtuar  të gjithëve ne prej robërisë së mëkatit. Le të  jetojmë historinë më të vërtetë dhe të veçantë të botës ashtu siç do të na e rrëfejnë fëmijët e klasës së parë.

Zoti ynë erdhi në tokë  që të sjellë  shpresën për një botë  të re dhe më të mirë të çliruar nga mëkati dhe ligësia  të cilat shpesh zënë vend në zemrën tonë. Këtë mesazh pra , të Shpresës ,  të Besimit , të Paqes  dhe të Dashurisë do të na e përcjellin  fëmijët e klasës së  dytë me pjesën teatrale që do të luajnë në vazhdim .

 Natën e Lindjes së Krishtit  me mijëra yje ndriçonin qiellin  por njëri prej tyre ishte i veçantë.   Ndriçonte më fort!  Dërgonte mesazhin e gëzuar tek të gjithë ata që e vërenin dhe u tregonte rrugën  barinjve dhe Magëve . Pikërisht këtij ylli i referohet që na udhëheq në Betlehem , pra kishës sonë  i dedikohet edhe  pjesa teatrale që vijon .  Prezantojnë fëmijët e klasës së  tretë.

 Me këngët e  kënduara  nga kori i shkollës sonë , këndojmë të gjithë së bashku  gëzimin tonë dhe falënderimin njëkohësisht  për dashurinë e  Tij të pafund .  I falemi në Betlehem , ashtu si barinjtë e thjeshtë ,  dhe i ofrojmë, ashtu si  Magët  dhuratën më të vogël në krahasim me dashurinë e tij ,  mirënjohjen  tonë.  Këndojmë si  këmbanat   me melodi qiellore  gëzimin shpresën  dhe harenë që Krishti  solli në Tokë.

A është e mundur vallë që Krishti të lindet  çdo  vit për ne  dhe ne të mbetemi pasivë?  Rrugët e zbukuruara,  përgatitjet e këtyre ditëve , tavolinat e shtruara  bukur,  dhe dhuratat që shkëmbejmë shpesh herë  venitin në zemrat tona  kuptimin e vërtetë të Festës së Krishtlindjeve, e cila nënkupton të  jetojmë  Krishtlindjet së bashku me Krishtin!  Këtë  mesazh na përcjell sot  edhe pjesa  teatrale që  do të ndjekim  nga nxënësit e klasës së  katërt.

Në përfundim  të kësaj feste  grupi i valleve të shkollës sonë  i cili përbëhet nga nxënësit e klasave të  të vogla do të  na përcjellë  mesazhin e gëzuar të Krishtlindjeve  nëpërmjet   traditës sonë.  Le të shijojmë  të gjithë këtë prezantim!

 Ju falënderojmë  përzemërsisht !

 Ju urojmë të gjithëve Krishtlindje të gëzuara  dhe të bekuara !