Pak ditë na ndajnë nga Festa e Madhe e Krishtlindjeve, e Lindjes së Zotit tonë Jisu Krisht. Pyetja e madhe që shtrohet është se si do ta mirëpresim dhe do ta festojmë  këtë ngjarje. Kori  dhe nxënësit tanë të klasave më të mëdha përgatitën pjesë teatrale të shkurtra që të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë këtë mister të madh të Lindjes së Krishtit dhe për të pritur Foshnjën Hyjnore. Αktiviteti festiv u zhvillua në Sallën e Veprimtarive të Gjimnazit «Frymë Dashurie» të mërkurën 19.12.2018 në orën 18:00. Ishin prezentë Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitër, Etër të Mitropolisë së Gjirokastrës, Konsulli i Greqisë në Gjirokastër, mësues dhe prindër të shumtë.

Nëpërmjet zërave të nxënësve tanë filluam udhëtimin e madh.

Atë natë Nëna e Tij e Tërëshenjtë e vendosi me dashuri Foshnjën Hyjnore në një grazhdë të varfër. Perëndia i përjetshëm dhe i pafillim vjen në tokë dhe merr formë shërbëtori, bëhet njeri për të çliruar njeriun nga skllavëria e mëkatit. Barinjtë e përulur dhe Magët e urtë rendin që ti falen dhe ti japin dhurata të çmuara. Le ti imitojmë edhe ne, bashkë me nxënësit e klasave të V-ta, që përgatitën pjesën që vijon,  duke i ofruar Zotit tonë virtytet e zemrës sonë.

Vallë, a është e mundur që Krishti të Lind çdo vit dhe ne të qëndrojmë indiferent? Por ja…rrugët e stolisura, përgatitjet, tryezat festive, dhuratat dhe fryma kosmike e epokës sonë shumë herë na çorientojnë nga kuptimi i vërtetë i Krishtlindjeve, që është të festojmë Krishtlindje me Krishtin! Në këtë mesazh na drejtojnë edhe pjesët teatrale që pasojnë nga nxënësit e klasës së VI dhe nga nxënësit e Gjimnazit tonë.

Me këngët e Korit  këndojmë të gjithë bashkë për gëzimin dhe falënderimin tonë drejt Perëndisë për Dashurinë e Tij pakufi. I falemi në Betlehem, si barinjtë e përulur, dhe i ofrojmë si të Urtët mirënjohjen tonë si dhuratë simbolike. Këndojmë me gëzim dhe shpresë për paqen që Krishti solli midis nesh.

Krishti erdhi në Tokë për të sjellë shpresën për një botë më të mirë, të çliruar nga pasionet dhe të ligat që zënë vend në zemrat tona. Këtë mesazh të Shpresës, Besimit dhe të Dashurisë na dërgojnë nxënësit e Gjimnazit me pjesën e tyre teatrale.

Natën e Lindjes së Zotit tonë mijëra yje ndriçojnë qiellin, por një shndrinte më tepër. Dërgonte lajmin e mirë te ata që e vëzhgonin dhe i tregonte rrugën Barinjve dhe të Urtëve. Dhjetëra mijëra Ëngjëj lavdëronin dhe psalnin «Lavdi Perëndisë që është në më të lartat», te Krishti i porsalindur dhe Shpëtimtar i botës.

Pjesa teatrale që vijon i referohet  një ëngjëlli të ndryshëm që dërgon edhe ai mesazhin e shpëtimit me mënyrën e vet. Na e prezantojnë nxënësit e klasave më të mëdha të shkollës tonë 9-vjeçare!

Në mbylljen e festës grupi i valleve të shkollës, do të na përcjellë Lajmin e mirë të Lindjes së Zotit tonë nëpërmjet rrugëve të traditës! Le ti ndjekim!

Ju falënderojmë shumë për prezencën tuaj!

Urojmë Krishtlindje të Mbara dhe të Bekuara!