Mirë se erdhët në faqen e internetit të shkollave "Frymë Dashurie"

Institucionet arsimore “ Frymë Dashurie “ i përkasin Kishës Ortodokse Autokefale të Shqipërisë , e cila papushim kujdeset për promovimin dhe mbështetjen e arsimit cilësor si edhe formimin tërësor të nxënësve . Institucionet tona arsimore kanë si synim të dyfishtë formimin e shkëlqyer dhe edukimin e krishterë të shpirtit , duke i shërbyer kështu me përkushtim të vërtetës, dashurisë dhe bukurisë.
Shkolla 9-vjeçare u themelua në vitin 2008, kurse Gjimnazi i i Përgjithshëm u përurua në muajin shtator të vitit 2017 nga Kryepiskopi i Shqipërisë z.z.Anastasi.

Pak fjalë për historinë e shkollave "Frymë Dashurie" ...

Fillimi ….

Gjatë katër viteve të para të funksionimit të saj Shkolla 9-vjeçare strehohej pranë ndërtesës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Por , për shkak të rritjes së vazhdueshme të nxënësve u lind nevoja urgjente për krijimin e një ndërtese më të madhe . Me ritme të shpejta u ndërtua kompleksi i ri i shkollës në një mjedis me pozicion dhe bukuri të veçantë. Shkolla funksionoi për herë të parë në shtator të vitit 2012.

Misioni i shkolles…

Institucionet  arsimore “ Frymë Dashurie”  i shërbejnë me korrektësi dhe përkushtim  tre objektivave pedagogjikë .

  1. Zhvillimin dhe formimin  mendor
  2. Edukimin e krishterë shpirtëror
  3. Ushtrimin dhe zhvillimin e shëndetshëm

Këto objektiva arrihen  prej një  stafi të kualifikuar  pedagogjik   si edhe duke përdorur metoda     të suksesshme didaktike , programe   mësimdhënieje bashkëkohore    dhe  kulturore  . Gjithashtu  përdoren  praktika novatore dhe biomatike,por, kryesisht   brenda një klime të ngrohte familjare.

Institucionet tona arsimore :
  • Përzgjedhin stafin e tyre   pedagogjik  duke bashkëvlerësuar  formimin e tyre shkencor si edhe  etikën e moralin e tyre .
  • U ofrojnë nxënësve  një program të pasur   studimesh  në mënyrë që t’i orientojë ata në formimin e një personaliteti  të kompletuar  për t’u bërë pjesëtarë të  përgjegjshëm të shoqërisë .
  • Paralelisht  ata kujdesen edhe për formimin shpirtëror  të fëmijëve , për   konsolidimin  moralit  të cilin e konsiderojnë   më të lartë e më të  domosdoshëm se një dije e thatë .
  • Përmirësojnë metodat didaktike ekzistuese  dhe  njehsojnë    në mënyrë funksionale teknologjitë e reja të mësimdhënies.
  • Adoptojnë dhe mbështetin programe  të reja novatore  si   e- twinning  me qëllim kryesor  lidhjen dhe komunikimin e shkollave në distancë.
  • U japin mundësinë nxënësve të ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare , shqip ose greqisht. Njëkohësisht  u jepet mundësia të mësojnë edhe tjetrën si  gjuhë të dytë  , duke filluar që në klasën e parë. Gjithashtu  u jepet mundësia të gjithë nxënësve tanë të mësojnë  gjuhën angleze si gjuhë të huaj , pasi  synimi ynë  i mëtejshëm është  që ata të përftojnë një diplomë të njohur për mësimin e gjuhëve të huaja.

  • Marrin pjesë në veprimtaritë jashtëshkollore , në ekskursione me karakter didaktik, vizita në shkolla të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Kujdesemi për transportin e nxënësve tanë të cilët nuk kanë mundësi për të ardhur ose për t’u larguar nga shkolla.
  • Duke patur një karakter  jofitimprurës  shpenzimet e tyre mbulohen në pjesën më të madhe  nga  Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë. Kurse prindërit  investojnë në mënyrë simbolike në funksionimin e mirë të shkollës.
  • Inkurajojnë  dhe mbështetin  edhe në mënyrë pedagogjike prindërit, nëpërmjet takimeve të shpeshta  brenda mjediseve të shkollës, komunikimit të rregullt me mësuesit , njoftimeve  për përparimin e fëmijëve , pjesëmarrjen në shfaqje festive,  pjesëmarrjen në referata nga të ftuarit tanë të cilët janë   shkencëtarë të afirmuar me qëllim që të arrijmë bashkëpunimin Shkollë – Familje.
  • Kujdesen  edhe për trajnimin profesional të mësuesve  jo vetëm të stafit tonë pedagogjik , por edhe të gjithë  zonës sonë , duke organizuar  Seminare   Pedagogjikë   me  folës  profesorë të  mirënjohur . Kështu krijohen kushtet optimale  për të mësuar