Përgatitjet kishin filluar herët…Të mëdhenj dhe të vegjël punuan në mënyrë sistematike për surprizën e Krishtlindjeve që shkolla kishte organizuar sivjet për miqtë e saj. Mbasditen e 11 dhjetorit në sallën e Aktiviteteve të shkollës 9vjeçare të gjitha janë gati! Bazaari i parë Filantropik i Krishtlindjeve i Institucionit Arsimor “Frymë Dashurie” është realitet!
Gëzimi dhe emocionet e të gjithë pjesëmarrësve mbushën sallën, jo vetëm falë krijimeve të bukura të nxënësve, por edhe për faktin se të ardhurat nga ky aktivitet do të disponohen për mbështetjen e vëllezërve tanë të prekur nga tërmeti që strehohen në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës.
Prurja e madhe e prindërve ishte një shenjë e prekshme e mbështetjes dhe solidaritetit të tyre për gjithë përpjekjet e mësuesve dhe të nxënësve qoftë gjatë fazës përgatitore qoftë gjatë ditës së Bazaarit.
Urojmë që iniciativa të tilla të bukura të shumëfishohen dhe frytet e tyre t΄i shijojnë sa më shumë njerëz që realisht e kanë nevojë!

 

Për më shumë Foto klikoni këtu!!!