Festat po afrojnë! Por disa njerëz nuk do të kenë përsëri mundësinë që të përjetojnë këtë atmosferë festive, për shkak të mungesës së të mirave materiale si edhe të privimeve të tjera. Për këtë arsye Shkolla jonë «Frymë Dashurie» organizoi një Fushatë Solidariteti duke mbledhur ushqime, lojra dhe rroba.
Pakot, të cilat u përgatitën nga vet nxënësit tanë, i shpërndamë të Shtëpia e Fëmijës në Sarandë si edhe te Mensa e të Varfërve që funksionon Mitropolia e Gjirokastrës çdo të shtunë pranë Kishës së Taksiarkëve në Lagjen Varrosh.
Falenderojmë të gjithë ata që iu përgjigjen thirrjes sonë dhe kontribuuan me mënyrën e tyre në këtë iniciativë dashurie që ndërmori Shkolla!

 

 

Për më shumë Foto klikoni këtu!!!