Nga data 8 deri më 18 qershor u zhvilluan pranë shkollës tonë, që fuksionoi si qendër testimi, provimet e Maturës Shtetërore në katër lëndë: Anglisht, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Matematikë dhe Ekonomi.
Ishte një gëzim i veçantë për të gjithë ne fakti që përkushtimi dhe mundi i mësuesve tanë si edhe puna sistematike e nxënësve gjatë gjithë periudhës parapërgatitore u pasqyruan edhe te rezultatet e larta që ata arritën tek të gjitha lëndët.
Përgëzojmë të gjithë faktorët e këtij suksesi, mësues dhe nxënës, dhe urojmë që rezultatet e shkëlqyera të vazhdojnë edhe në rrugëtimin e tyre Universitar!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!