Kori ynë shkollor pati një mundësi të veçantë me ftesën e Mitropolisë  së Shenjtë të Verias, Naoussës  dhe Kampanias  për të marrë pjesë në  një shfaqje dedikuar nënës dhe familjeve  me shumë fëmijë.

  Kështu, u nisëm herët në mëngjes  me destinacion Nausën , ku do të zhvillohej edhe  shfaqja jonë. Pas një ndalese në kinemanë e qytetit të Verias mbërritëm në Nausa. Salla e teatrit  dalëngadalë po mbushej  me shumë spektatorë dhe emocionet tona po rriteshin gjithmonë e më shumë , sepse për herë të parë ne do të performonim përpara një publiku të tillë.

Në fillim, Presidenti i Shoqatës së familjeve me shumë fëmijë , Z. Stergios Mourtzilas, drejtoi  një pëeshëndetje për veprimtarinë e organizuar, dhe Mitropoliti i nderuar i Verias, Naoussës dhe Kampania Z. Pandeleimon ishte folësi kryesor.

Në këtë veprimtari  ishin të pranishëm edhe personalitete të pushtetit lokal  si edhe përfaqësues të  manstirit të Vatopedhit në Malin e Shenjtë dhe madje të vetë Igumenit të manastirit hirësisë së tij Efrem.  Atje ishin

dy etër të nderuar Ieromonak Gjeorgji dhe Ieromonak Timotheu, i cili na drejtoi një përshëndetje të përzemër duke na transmetuar kështu edhe shumë urime nga vetë  hirësia  e tij.  Në këtë shfaqje mori pjesë edhe kori i Mitropolisë së Shenjtë  të Gjirokastrës  nën drejtimin e znj. Ollga Vienopulu.

Në fund u vlerësuan dhe u  mbështetën  nga ana  ekonomike  nënat me shumë fëmijë , ndërkaq u nderuan më shumë se 280 fëmijë me razultate të shkëlqyera  nga familjet me shumë fëmijë në të gjitha nivelet e arsimit nga  përfaqësuesit e  hirësi Efremit të cilët u shpërndanë dhurata dhe ndihmë ekonomike.

Hirësia e tij Mitropoliti i Verias z. Pandeleimon   i shprehu falënderimet e tij të sinqerta  Igumenit të manastirit   të Vatopedhit  në Malin e Shenjtë  arkimadrit . Efremit , pasi ai ndodhet gjithmonë   pranë familjeve me shumë fëmijë. Gjithashtu përgëzoi edhe korin e Mitropolisë së Shenjtë në Gjirokastër.

Gjithçka shkoi shumë mirë! Si teatri ashtu edhe kori morën duartrokitjet e ngrohta të publikut !  kështu të mbushur plot mbresa përshtypje të mira  ne pushuam në hotelin tonë në Vergina, pasi programi i ditës tjetër përfshinte  shumë destinacione të  mrekullueshme .

Pas pjesëmarrjes në Meshën Hyjnore në Veria dhe mikpritjes së ngrohtë të njerëzve atje  , hëngrëm mëngjes dhe  u nisëm për një vizitë  në Vergina. Muzeu i varreve mbretërore të Filipit II dhe mbretërve të tjerë maqedonas na bëri përshtypje dhe na  çoi përsëri në kohën e Aleksandrit të Madh.

Para se të ktheheshim në  Gjirokastër vizituam  kishën e  Shën Marisë Sumela.

Këtu në  një lartësi të ngjashme me atë të manastirit homonim në Pontos, nga ku erdhi kjo ikonë e shenjtë,  ruhet edhe sot , e cila sipas traditës është vepër e Ungjillor Llukait . Ne ndiemë   përdëllim dhe emocione të forta  nga historia e  madhe e  kësaj ikone që me kaq mirësi na  i tregonin dhjaku  i kishës  si edhe neokori.

Më në fund, pasi ndaluam në Janinë për lojë dhe ushqim, u kthyem në qytetin  tonë plot përvoja dhe  kujtime të bukura!

 

 

Që të shikoni fotografitë, shtypni këtu!!!