Me sukses të madh u zhvillua të martën,më 28.01.2020, në sallën e shfaqjeve  të Shkollës së Mesme  të Përgjithshme ” Frymë Dashurie” në Gjirokastër, Seminari i Udhëzimit Profesional me folës kryesor Z. Apostolos Koutroubelis, mësues dhe  konsulent në  programet  e orientimit për karierën.

Qëllimi i seminarit ishte të ndihmonte  nxënësit të zgjidhnin  profesionin e duhur bazuar në kriteret e duhura. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 70 nxënës nga Shkolla e Mesme “Frymë Dashurie”, Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” dhe Shkolla e Mesme Publike e fshatit Bularat, të cilët dëgjuan me shumë kujdes dhe interes të veçante për një orë e gjysmë Z. Koutroubelis. Ai analizoi  çështjet më  thelbësore  dhe më kritike në lidhje me karrierën e tyre akademike dhe profesionale. Ky seminar u zhvillua me qëllim që të mbulojë atë hendek të madh që ekziston në lidhje me orientimin drejt karierës profesionale.  Seminari u koordinua dhe u menaxhua  nga  Konsulenti i Institucioneve Arsimore “ Frymë Dashurie” z. Ioannis Karamitros.

Me ndryshimin e ndjeshëm të tregut të punës, harta e arsimit riformulohet plotësisht dhe prindërit shqetësohen në mënyrë të arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kjo iniciativë ka një kuptim dhe rëndësi të veçantë, dhe gjithashtu ka tërhequr interesin e të gjithë nxënësve tanë.

Vlen të përmendet se procesi i aplikimit për Qendrën “Ariston” për Testin e Udhëzimit Profesional së bashku me këshillimin është rreth 150-200 Euro për secilin nxënës. Sidoqoftë, përmes kujdesit personal të Z. Koutroubelis, nxënësve të të gjitha shkollave të Mitropolisë sonë iu dha mundësia të marrin këtë paketë udhëzuese falas, e cila vlerësohet nga më  besueshmet dhe shkencërisht më të saktat në këtë fushë. 

E falënderojmë ngrohtësisht z. Koutroumbelis për praninë e tij në mesin tonë dhe për përpjekjen e tij  për të siguruar dhe ofruar këtë “dhuratë” të vlefshme për nxënësit tanë. Shpresojmë se  ata do ta përdorin atë në drejtimin e duhur për zgjedhjet e tyre në të ardhmen!

 

Që të shikoni fotografitë, shtypni këtu!!!