Nxënësit e klasës IX sot kanë zhvilluar një vizitë didaktike në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër.
Drejtori i policisë z. Perlat Vatoci u është përgjigjur pyetjeve të nxënësve, në lidhje me marrjen e masave për problematikat që shqetësojnë adoleshentët.
Drejtori, jo vetëm dha informacione të dobishme dhe të detajuara, por u dha mundësinë nxënësve të uleshin në postin e tij.
Nxënësit tanë përveç se u informuan lanë përshtypjet më të mira, duke dhënë ide për tema trajnuese në lidhje me problematikat që shqetësojnë adoleshentët sot.
Duke u larguar drejtori na premtoi bashkëpunim të mëtejshëm.

 

Që të shikoni fotografitë, shtypni këtu!!!