Zilja e parë tingëllloi përsëri sivjet! Në Gjimnazin tonë qysh herët nxënësit u mblodhën te oborri i shkollës duke ruajtur distancën fizike dhe duke mbajtur maskën mbrojtëse për të shkëmbyer mendime dhe urime me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën u zhvilluan sipas klasave takimet informuese me prindërit, ndërsa të martën u bë shërbesa e Ajiasmës. Nxënësve në fund iu shpërnda si kujtim dhe Kalendari shkollor që boton shkolla çdo vit. Urojmë që edhe viti i sivjetshëm shkollor të jetë frytdhënës dhe i mbushur me dije dhe eksperienca të reja!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!