Të shtunën, 20.6.2020, Maturantët tanë ofruan një darkë mirënjohjeje në një restorantë karakteristik të qytetit të Gjirokastrës për të gjithë mësuesit e tyre, me rastin e përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore.
Ishte një darkë e veçantë dhe e mbushur me emocione, ku patëm mundësinë të rikujtonim momente dhe ngjarje të bukura nga rrugëtimi shkollor i nxënësve tanë në Shkollën “Frymë Dashurie” Gjirokastër.
Kjo darkë ishte një gjest simbolik, i mbushur me falenderime dhe urime, një shenjë dalluese e shpirtit mirënjohës të nxënësve tanë.
Urojmë me gjithë zemër që në vazhdimin e jetës së tyre të kenë të gjithë sëbashku dhe secili personalisht bekimet e Zotit kurdoherë!
Shkolla e tyre e zemrës do të jetë gjithmonë atje që t’i mirëpresë …si një strehë dashurie dhe rinovimi shpirtëror sa herë ata do të duan ta vizitojnë atë!
Zoti me ju maturantë tanë të parë!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!