E shtunë  12 maj 2018

Moti: i kthjellët, me pak re në horizont që dalëngadalë po zhduken, temperatura mesatare 23οC.

Ora: 4:30 p.m. pa u gdhirë mirë ne po nisemi! Nxënëset dhe nxënësit nga klasa e VI, VII, VIII, IX dhe X jemi gati për ekskursion.

Në portin e Igumenicës shikojmë tragetin Kerkyra Express. Nisemi!!! Destinacioni? Natyrisht… Korfuzi i bukur!

Gjatë udhëtimit kalojmë shumë bukur, me foto, këngë dhe shijim të ngjyrave mahnitëse të detit!

Arritëm në orën 11 p.m. Stacioni i parë Kisha e Shën Spiridhonit, mbrojtësi i vendit, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për vizitorët e shumtë që frekuentojnë ishullin. Më pas përjetojmë një eksperiencë unike në një shtëpi aristokratësh 200 vjeçare të shekullit të IX.  Casa Parlante, është një muze që ka hapur dyert e tij për ne dhe na ka surprizuar me dekoracionin e pasur që mbart. Banorët e shtëpisë na mirëpresin, por nuk mund të zhvillojmë bisedë me ta …sepse janë robotë.

Vazhdojmë vizitën në Kështjellën e Korfuzit. Udhërrëfyes gjatë gjithë ekskursionit jemi vet ne nxënësit e shkollës. Kur mbërritëm te Fari që është pika më e lartë e kështjellës realizojmë fotot më impresionuese të ekskursionit. 

 Ushqimi i drekës vjen dhe bateritë  karikohen përsëri. Vijon një shëtitje për blerjet e duhura në qendrën etradicionale të qytetit. Ekskursioni përfundon në një qendër argëtuese me  Bowling,  ping-pong, etj.

Në mos ekskursioni më i mirë, një nga më mbresëlënësit. E lëmë pas ishullin me mbresat më të mira!!! Në mendje na lind që tani një pyetje: Kur do të shkojmë përsëri???

You may also like...

Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>