Të shtunën 13 maj 2017, mirëpritëm klasën e V të Shkollës “Apostull Pavli” nga Selaniku të shoqëruar nga mësuesit dhe prindërit e tyre, në kuadër të binjakëzimit që krijuan sivjet të dyja shkollat.

Fillimisht, një grup nxënësish i pritën vizitorët në kufi dhe që andej u drejtuam te varrezat e ushtarëve të rënë për liri gjatë Luftës së II Botërore në fshatin Bularat.
Në vazhdim,mbërritëm në shkollë ku së pari shkuam ne Kishën Katedrale dhe më pas u argëtuam me lojërat e bukura në grup që kishim organizuar për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Kishim gjithashtu mundësine të zhvillonim dhe një takim në Mitropoli me Hirësinë e Tij Imzot Dhimitrin. Pastaj nxënësit e shkollës në rolin e udhërrëfyesit udhëhoqën vizitorët në një shëtitje mbresëlënëse në qytetin historik të Gjirokastrës (Kështjella, Shtëpia Kadare etj.) Përfunduam përsëri në ambientet e shkollës ku për nder të shokëve tanë nga Selaniku ishte shtruar dreka e rastit.

Në fund, patëm mundësinë të vizitonim dhe Manastirin e Shën Nikollëes në Grykën e Këlcyrës duke shijuar peizazhin fantastik.

Javën tjetër do të kemi gëzimin që t’i vizitojmë dhe ne ata në saj të ekskursionit që organizon shkolla për klasat e V dhe të VI në Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)