Rreth 60 kandidatë morën pjesë në provimet e certifikimit të Gjuhës greke-Ellinomatheia që u zhvilluan në shkollën tonë, që funksionon si qendër zyrtare certifikimi, në datat 13-16 tetor. Ndërmjet konkurruesve ishin edhe shumë nxënës nga shkollat e Mitropolisë sonë (Shkolla 9vjeçare dhe Gjimnazi-Gjirokastër, Kolegji-Mesopotam, Konvikti i vajzave-Bularat), të cilët pas një periudhe të gjatë parapërgatitore në grupet e kursit të shkollave të tyre u përgatitën sistematikisht në mënyrë që të përballonin me sukses kërkesat e testimit. U urojmë të gjithë pjesëmarrësve suksese dhe rezultate të mbara!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!