Tiranë 26-1-2020

Vizitë Fortlumturisë së tij, Anastas Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Me rastin e festës së Kryepiskopit  Anastas kori I shkollës   është nisur  për  në Tiranë. Ata u shoqëruan gjithashtu nga  një grup mësuesish si dhe një  grup konviktoresh nga Bularati.

Qëllimi ishte i dyfishtë. Nga njëra anë,t’i urojmë atij shumë vite të bekuara, si edhe  t’i këndojmë dhe t’i ofrojmë dhuratat tona në shenjë mirënjohjeje të dashamirësisë së tij, dhe nga ana tjetër të takojmë fëmijët e shkollës simotër në Durrës e cila u godit nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit 

 Me entuziazëm u nisëm herët në mëngjes, gati për të kaluar një ditë të paharrueshme. Destinacioni ynë i parë është Katedralja e Ngjalljes në zemër të Tiranës.

Pas Liturgjisë Hyjnore, Fortlumturia e Tij na priti me shumë gëzim. Ai shprehu dashurinë dhe entuziazmin e tij për përparimin e korit tonë dhe madje erdhi tek ne dhe këndoi së bashku  me ne. Ishte një surprizë e këndshme që do të  mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë përgjithmonë.

Për më tepër, fëmijët e shkollës së mesme kishin shkruar letra mbështetëse për fëmijët e Durrësit, të cilat iu dorëzuan drejtorit të shkollës simotër. I ngazëllyer Kryepiskopi për solidaritetin dhe bashkëpunimin e dy shkollave, ai u dha të gjithëve një kartolinë me fjalë nga Dhiata e Re që theksojnë madhështinë e ofrimit.

Ky takim na mbushi të gjithëve  me emocione dhe shpresë. Pas një ndalese për ushqim, na priste një surprizë shumë të këndshme !!!

 Shkuam në Latitude ku u argëtuam me ngjitje, trampolina, zip lines , high ropes dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese! Kaluam si gjithmonë  një ditë të mrekullueshme dhe mezi presim  të  mbushur plot energji shëtitjen tonë të radhës!

 

Që të shikoni fotografitë, shtypni këtu!!!