Sherebela(Salvia officianalis L.,nga familja Laliatine)  është bima kryesore aromatiko-mjekesore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale. Kushtet klimatiko-tokesore kanë përcaktuar që Shqipëria të ketë privilegjin të jetë furnitori kryesor i sherbelës në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar çdo vit rreth 2/3 e sasisë së

përgjithshme të këtij produkti.

Vetitë dhe përdorimi :

Gjethet e sherebelës,ne sajë te esencës(te pasur me tujon),tanineve,substancave te hidhura etj., kanë veti të pakësojnë djersitjen(ky veprim shfaqet 2 ore pas pirjes se cajit dhe zgjat disa ditë) .Ne formën e cajit rekomandohet në krizë nervore,në marrje mendsh.Gjithashtu këshillohet edhe per të normalizuar crregullime te tretjes dhe ne sëmundje te fshikëzës së tëmthit dhe të mëlcisë.

Caji i sherebelës pengon zhvillimin dhe rritjen e mikroorganizmave (antiseptik),prandaj përdoret ne formë gargare ne acarimet e zgavrës së gojës dhe ne hemoragjitë e mishrave të dhëmbëve,erës se pakëndshme,problemeve me kariusin.Gjithashtu përdoret edhe  formën e ekstraktit alkoolik përdoret per t’i bërë masazh kokës ne rastin e rënies se flokëve.

 Sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë qe e bën te dobishme për diabetin.

Çaji i  sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet nje solucion shume i  mirë për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

 

Përdorimi dhe përgatitja:

Nje lugë gjelle me sherebetë te grimcuar hidhet ne një gotë me ujë te valuar;ena mbulohet me kapak,lihet në qetësi per 15 minuta,pastaj përmbajtja kullohet dhe caji pihet ne masën deri 2 doza te tilla në ditë. Mund të përdoret edhe për freskim te fytyrës; për të pastruar lëkuren me nje pambuk te cilin e keni zhytur ne enën me lëngun e sherebelës, ashtu edhe per te dhënë aromë te këndshme në trup.

Për shkak se permban sasi te lartë tujoni(lëndë helmuese) ,gjethet e sherebelës nuk duhet te përdoren në doza te pakontrolluara dhe për një kohë të gjatë.

Erianda Mahmutaj,
Nxenese e klases se XI

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!