Nxënësit e shkollës sonë paraqitën me rastin e Krishtlindjeve të mërkurën 20 dhjetor 2017 një festë të bukur me këngë, pjesë teatrale dhe recitime. Të pranishëm të gjithë prindërit, Mitropoliti ynë z. Dhimitër, klerik të nderuar, përfaqësi nga Konsullata e Greqisë në Gjirokastër dhe mjek të respektuar nga Greqia.
Edhe pse jashtë bënte shumë ftohtë atmosfera në sallë u ngroh nga mesazhet që përçuan nxënësit për kuptimin esencial të Krishtlindjeve.
Festa u mbyll me kolendrat tradicionale në shumë gjuhë nga Kori i shkollës dhe me urimet përkatëse.

U urojmë të gjithëve Krishtlindje të bekuara dhe një Vit të Ri të mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)