Ju urojmë mirëseardhjen në festën që kemi përgatitur me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2017-2018, nëpërëmjet materialit të pasur fotografik që vijon. Mesazhi i sivjetshëm i festës bashkon qiellin me dheun. Kori ynë këndon « Spiranca e Shpresës» në jetën tonë. Nxënësit tanë më të vegjël të klasës së parë na përcjellin gëzimin që sjell zbulimi i dijes. Klasa e dytë na rikujton se ati ynë i mirë, Zoti, qëndron gjithmonë pranë nesh dhe na ndihmon. Pastaj, meqënëse ushqimi luan një rol humë të rëndësishëm në jetën tonë dhe si pasojë interesohemi gjithmonë se çfarë duhet të konsumojmë dhe çfarë jo, klasa e tretë na jep disa këshilla të vyera për « mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë». Vazhdojmë me një fabul të njohur të Ezopit që mbart një mesazh të rëndësishëm. Nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta na zbulojnë: «Kurrë gënjeshtra mos të thuash, sepse do pendohesh. Të vërtetën kur e thua, kurrë nuk zemërohesh». Grupi teatral i shkollës paraqiti pjesën «Ana… dhe tekat e saj». Një histori që flet për mirënjohjen dhe mosmirënjohjen. Festën jonë e bukur do të mbyllej me këngë nga kori ynë dhe valle nga grupi përkatës i shkollës. Në fund u shpërndanë çertifikatat dhe çmimet që morën nxënësit tanë në olimpiada dhe konkurse të ndryshme gjatë vitit. 

Urojmë që të keni pushime të mbara, gjithmonë me Frymën e Dashurisë brenda nesh!

You may also like...

Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>