Ne daten 7/10/2020 klasa e XI zhvilloi një eksperiment në lëndën e Fizikës në Liqenin e Viroit. Eksperimenti kishte si qellim matjen e shpejtësisë së tingullit . Katër nxënës matën distancën nga pika ku do të prodhohej tingulli deri në pikën ku do të perceptohej nga veshi tonë. Tingullin e prodhuam me anë të përplasjes së një shufre hekuri në gardhin rrethues te “mëmës” dhe matëm intervalin kohor që i nevojitej për të përshkruar këtë distancë . Eksperimentin e zhvilluam edhe nëpërmjet komunikimit me celulare. Problemi më i vështirë ishte matja e intervalit kohor . Për këtë, përdorëm 3 celulare. Nje celular e mban nxënësi që jep goditjen . Nxënësi që mat kohën mban dy celulare: një në vesh dhe tjetrin në dorë . Kur nxënësi që jep goditjen, godet , nëpërmjet celularit vjen tingulli me shpejtësinë e dritës ( në çast ) tek nxënësi me 2 celulare . Ai shtyp butonin e kronometrit në çast dhe pastaj e shtyp kur tingulli i goditjes i vjen në vesh . Matjet i përsëritëm disa herë me qëllim që të gjenim një kohë mesatare dhe më të saktë . Më pas duke ditur distancën dhe kohën , llogaritëm edhe shpejtësinë e përhapjes së tingullit .

Xhesika Nikolla, nxënëse e klasës së XI në Gjimnazin «Frymë Dashurie»

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!