Gjirokastër, 22.11.17, ora 6:29.

Për një minutë autobusi niset!

Para rreth një ore alarmi i ziles ra, por kësaj here nuk u kthyem në krahën tjetër… Pse? Sepse sot do të shkojmë një ekskursion të jashtëzakonshëm në Prevezë dhe në Janinë! Shumë prej nesh për herë të parë.

Autobusi u mbush me 54 fytyra të qeshura, nga nxënësit e klasave VII, VIII, IX, X. Jemi gati.! Nisemi!

***

Shënim i rëndësishëm:

Gjatë gjithë kohës së udhëtimit do të kemi me vete udhërrëfyes… profesionistë, shokët tanë, por edhe ne vetë. Jemi të gjithë të përgatitur secili te fusha e tij. Histori, Gjeografi, Kultivim shpirtëror. Dëgjojmë me shumë kujdes për çdo stacion të udhëtimit tonë. Por, meqenëse, nga ekskursioni nuk mungojnë lojrat… një grup argëtimi kishte marrë përsipër që të testonte dijet tona me gjëegjëza, problema matematikore dhe gjuhësore

10:30

Stacioni i parë ishte Manastiri i Profetit Ilia në Flabura të Prevezës. Aty na mikpriti at Niqifori. Në kishën qendrore iu falëm ikonave dhe at Niqifori na rikujtoi se dora e Krishtit gjithmonë na bekon. U larguam me uratat dhe bekimet e Shenjtorëve!

rreth 11:00

Arrimë në Prevezën e bukur! Bëjmë një shëtitje buzë detit, duke soditur Gjirin e Ambrakisë. Luajmë duke shkruajtur në rërë… Bëjmë edhe shumë, shumë foto.

12:30

Përpara krijimit të Prevezës moderne, aty lulëzuar Nikopoja e lashtë, përpara romake dhe më pas e krishterë. Mësojmë historinë e saj, duke ecur përgjatë mureve të saj që ruhen deri në ditët e sotme.

mbase 2:00

Muret shumë të bukura dhe vrojtimi nga afër, por diçka na kujton se erdhi ora për të ngrënë drekën. Me autobusin tonë i drejtohemi Janinës. Gjatë rrugës na hapet më shumë oreksi, pasi enigmat dhe lojrat kanë karakter konkursi dhe të gjithë kërkojmë – dhe disa arritën të fitojnë – një çmim.

5:00 μ. μ.

Dreka ka mbaruar dhe fotografitë e duhura janë bërë, kështu jemi gati për stacionin e radhës, një shëtitje afër liqenit të Janinës.

Pas dëshirës së përgjithshme doli vendimi: do të shkojmë me patjetër në Paralimnio, një qendër argëtimi.

Lojë, lojë dhe përsëri lojë. Orën nuk e shikojmë tashmë! Lojra elektronike por edhe bowling tek i cili shpallemi kampionë.

Stacioni i fundit: blerje në Jumbo! Na ndiqni nëpërmjet fotografive që vijojnë!

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>