Të martën 28 nëntor mësuesit e shkollës tonë kishim mundësinë e një ekskursioni çlodhës dhe paralelisht të një seminari. Fillimisht, vizituam Mecovon e bukur dhe fabrikën hitorike të verës «Καtoi Αverof». Programi vijoi në Janinë, ku kishim takim me mësues të dy shkollave model të qytetit dhe me Prof. As. të Metodologjisë Didaktike z. Joanis Fikaris. U njohëm me mënyrën e funksionimit të shkollave si dhe praktika interesante pedagogjike që zbatohen në to. Në vazhdim shkuam në Departamentin e Pedagogjikës të Universitetit të Janinës, ku patëm një pritje të ngrohtë nga instancat më të larta të këtij Universiteti: Rektori Prof. Gjeorgjios Kapsalis, Dekani i Fakultetit Prof. Anastasios Mikropoulos dhe Kryetari i Departamentit Prof. Kostandinos Kocis. Na nderuan duke na dhënë si dhuratë libra të vyer, por kryesisht duke shprehur dëshirën për një bashkëpunim më sistematik të Universitetit me shkollën tonë. Pas këtij takimi kishim priviligjenin që të ndjekim leksionin e Prof. J. Fikaris në amfiteatrin e Deparatamentit te studentët e tij me temë mesimdhënien në grupe të vogla pune, parametrat dhe benefitet e saj. Pas përfundimit të tij kishim një bashkëbisedim konstruktiv në lidhje me implementimin e këtyre praktikave dobiprurëse në realitetin shkollor. Ekskursioni përfundoi në një atmosferë të ngrohtë miqësore. Fjala që mund të përmbledhë më së miri ato që përjetuam dhe dëgjuam, është bashkëpunimi. Bashkëpunim në të gjithë sektorët për rezultate sa më të mira.

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>