Të dielën 20 nëntor festuam në mënyrë panegjirike të Kremten e Shenjtorëve lokal të Mitropolisë së Gjirokastrës, dhe gjithashtu përvjetorin e 10-të të fronëzimit të Mitropolitit tonë z. Dhimitër.
Në mëngjes u krye Liturgjia Hyjnore dhe pas mbarimit të saj në sallën e shkollës 9-vjecare Frymë Dashurie u organizua një program festiv për nder të Shenjtorëve lokal dhe në shenjë respekti për Hirësi Dhimitrin për kontributin e tij shpirtëror gjithë këto vite. Më konkretisht programi vijoi si mëposhtë:

Fillimisht, u mbajt fjalimi me temë: » Shenjtorët lokal të Mitropolisë së Gjirokastrës». Më pas kori i Liceut Kishtar Kryqi i Nderuar psali tre përlëshore të shenjtorëve lokal. Konvikti i vajzave «E Tërëshenjta, lule e pavyshkur» prezantoi një psalm dhe një këngë dhe Kolegji Frymë Dashurie interpretoi dy këngë. Fëmijët e kopshtit kenduan me zërin e tyre ëngjëllor tre këngë dhe recituan dy vjersha. Programi u mbyll me tre këngë nga kori i shkollës 9-vjecare Frymë Dashurie. I pranishëm në festë edhe Konsulli i Greqisë në Gjirokastër i cili përshëndeti të pranishmit. Festa u mbyll me urimet e Mitropolitit, i cili i dhuroi cdo insitucioni arsimor një ikon të shenjtorëve lokal.

 

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>