Në një pllajë me bimësi të dendur, në Glikomil. Atje ku gështenjat dhe pishat dhurojnë oksigjen dhe freski pa fund ,janë ngritur kampingjet private të Mitropolisë së Shenjtë Gjirokastër
Nxënësve dhe nxënëseve tona u jepet rasti i veçantë të jetojnë jetën e kampit së bashku me shokët e tyre. Të gëzojnë momente të papërsëritshme loje dhe argëtimi,por edhe takime të dobishme me karakter edukues dhe formues. Gjithmonë nën vëzhgimin, kujdesin dhe dashurinë e personelit përkatës –skuadërkomandantëve.
Organizimi i shkëlqyer i cili mbështetet tek përvoja shumëvjeçare e drejtuesve të kampit ,e skuadër komandantëve dhe e personelit ndihmës si dhe dashuria e tyre ju premton ditë çlodhjeje pas një viti shkollor të lodhshëm.
Një film pakminutësh me fotografi do tju përcjellë gëzimin dhe momentet e bukura që kalojnë nxënësit tanë në këto kampingje. Gjithashtu këtu mund të marrin pjesë edhe shukët e tyre të cilët nuk janë nxënës të shkollës sonë.

[wowslider id="18"]