Muaji i ekskursioneve, Maji, kishte rezervuar nje gëzim të madh për klasat e para, të dyta e të treta. Ditën e mërkurë, më 22 Maj, ato u përgatitën për ekskursion. Lanë në shtëpi çantat e shkollës e vendin e tyre e zunë topi, syzet, shishja e ujit, gatimet e shijshme të nënave dhe …”ikëm”!
Destinacioni? Kampi në Glykomili! Fillimisht me autobus e pastaj një marshim i shkurtër më këmbë, bëri që t’i gëzoheshin natyrës së bukur e të lulëzuar.
Në kamp i priste një kënd i madh lojrash me kolovajza, trampolina, shkallë – trashe, rrëshqitëse, një fushë futbolli, si dhe pemë të shumta, mes të cilave mund të vrapoje e të mbusheshe me oksigjen. Gjithë kjo u hapi oreksin fëmijëve, kështu që u shtrua një piknik i madh në natyrë!
Kur do të shkojmë përsëri?