21. 12. 2017
Dita e Krishtlindjeve po afron!
Në këtë periudhë festive ndërmorën një fushatë dashurie me temë «Nda gëzimin!». Fillimisht vizituam DAR Gjirokaszër për ti kënduar kolendrat Drejtoreshës znj. Lndita Rova. Pas fotografive dhe ëmbëlsirave vazhduam drejt Bashkisë së Gjirokastrës ku u pritëm me ngrohtësi nga Kryebashkiakja znj. Zamira Rami. Me kolendrat që mbartin me vete mesazhin e thellë të Krishtlindjeve dhe me dhuratat që i dhamë u larguam nga zyra e saj, me destiniacion Konsullatën e Greqisë në Gjirokastër. Stacioni i radhës ishte Spitali Rajonal i Gjirokastrës ku kishim gëzimin e veçantë të ndanim dhuratat dhe urimet tona për shërim të shpejtë me vogëlushët në Pavionin e Pediatrisë. Ishte një eksperiencë shumë emocionuese për të gjithë ne…
Me një grup të vogël nxënësish vizituam edhe vajzat e Konviktit Kishtar në Bularat. Aty konviktoret na pritën gjithashtu me kolendra tradicionale. Urimi më i bukur: «mos të iki kurrë buzëqeshja nga fytyrat tuaja». Shpresojmë!
Pas një pushimi të shkurtër, u takuam përsëri në shkollë në orën 17:15 për të vazhduar përhapjen e lajmit të mirë në të gjitha rrugët e qytetit të gurtë. Fillimisht, vizituam Mitropolitin tonë të dashur z. Dhimitër dhe konviktorët e Liceut «Kryqi i Nderuar», morëm bekimin e tij dhe vazhduam me buzëqeshje dhe entusiazëm drejt qendrës historike të qytetit. Grupi përbëhet nga nxënës të vegjël e të mëdhenj, mësues dhe prindër. Kalimtarët të surprizuar na përshëndesin dhe ne i urojmë. Dy orë më vonë mbërritëm në oborrin e shkollës dhe në mënyrë spontane së bashku kërcejmë valle tradicionale duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen tonë për Perëndinë dhe për dhuratat e Tij të shumta.
Krishtlindje të bekuara për të gjithë!

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>