Erdhi edhe këtë vit dita kur do të pritej keku i Shën Vasilit për mësuesit e shkollës sonë . Të gjithë me shumë kënaqësi ndihmuam në përgatitjen e drekës , dikush me ëmbëlsira ose me pije freskuese, dikush me gjellë të shijshme të përgatitura me shumë dashuri nga shtëpia e tij dhe dikush tjetër me humorin e tij të mirë. Tryeza jonë u mbush me gjithë të mirat !
Fillimisht u mblodhëm në sallën e shfaqjeve të gjimnazit ku psalëm himne  . Në vazhdim na priste tryeza e shtruar dhe e përgatitur me shumë dashuri nga të gjithë ne . Ora kaloi pa e kuptuar dhe kur qejfi e hareja arritën kulmin ne filluam të kërceninm.
Por, meqënëse edhe shpirti kërkon ushqim ne e mbyllëm takimin tonë me një film didaktik. 
Ishte një ditë e veçantë për të gjithë ne . Ngrohtësia, kënaqësia dhe fryma e miqësisë që na rrethonte do të mbeten të paharruara.

 

Që të shikoni fotografitë, shtypni këtu!!!