Rreth mesit të vitit shkollor, kur të gjithë kishim nevojë për rigjenerim të fuqive tona , Shkolla e Mesme organizoi një ekskursion të bukur në Anilio dhe Metsovo.

Programi i ekskursionit  ishte i pasur dhe vendet e bukura që vizituam  ishin për ne një përvojë  unike dhe e paharruar !

Ndalesa e parë është Resorti Ski Anilio, i cili është edhe vendpushimi më i ri i skive në vend që përmban  pista për të gjitha nivelet e skiatorëve dhe të dëborës.Atje kishim  mundësinë e skijimit  jo vetëm me snowboarders,  por edhe mundësinë për t’u ngjitur në lartësitë  ku bora ishte ende e pashkelur.

Resorti i skive  në Anilio  është 17 minuta larg  nga  qyteti i bukur e piktoresk i Metsovos.

 Atje shijuam momente të këndshme në dëborë, me shumë aventura, gëzim dhe të qeshura.

Duke zbritur nga  mali dhe përpara se të arrinim në destinacionin tonë të dytë, dëgjuam me vëmendje  gjithçka që kishin për të na treguar mësuesit e shkollës për historinë e Metsovos, arkitekturën epirotase  si edhe për bamirësit e mëdhenj  të rajonit.

 Në Metsovo që është një prej destinacioneve më të preferuara dimërorë në Greqi, ne shijuam drekën tonë në një restorant tradicional në qendër të qytetit dhe më pas kaluam kohën e lirë duke zbuluar çdo cep të tij  të bukur  nëpër rrugët e kalldrëmta.

Rruga e kthimit ishte një mundësi e shkëlqyerpër të ndarë përshtypjet tona për këtë ditë të veçantë në  mikrofon dhe të shprehnim falënderimet tona të veçanta për këtë dhuratë të bukur!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!