13/11/20

Diten e premte ne shkollen tone u zhvillua nje aktivitet argetues, ku cdo klase u perfshi ne “lojen e thesarit”. Aktiviteti ishte I organizuar ne nje menyre me ane te se ciles edhe stafi mesimor edhe neve nxenesit mund te argetoheshim dhe te clodheshim paksa. Qellimi qe te gjenim nje “thesar”, duke marr pjese ne lojera te ndryshme dhe duke punuar me shoket/shoqet e klases se bashku, si nje skuader. Loja ishte e ndare ne dy etapa: fitimi i celsave, dhe kerkimi I thesarit. Skuadrat duhet te kalonin neper 5 stacione te udhehequr nga mesues te ndryshem, ku objektivi qe te fitonim nga 1 celes ne secilin prej tyre, brenda kufirit kohor 10 minutesh. Celsat mund te merreshin duke fituar me sukses mini-lojen perkatese te cdo stacioni. Pasi te tera skuadrat kaluan ne cdo stacion, numeruam numri i celesave dhe me pas na u dhane disa te dhena per vendodhjen e thesarit. 5 stacione, 5 celesa, 5 te dhena ku 1 celes ishte I barabarte me 1 te dhene ose ndihme. Pasi dorzuam celesat dhe morem te dhenat ndihmese, filluam te konsultoheshim me njeri tjetrin dhe te kerkonim thesarin, I cili ishte I fshehur ne oborrin e shkolles. Nuk u desh shume kohe derisa nje nxenes arriti te gjente thesarin e fshehur, te pjesa e pasme e fushes se basketbollit. Une personalisht u kenaqa shume ato ore, dhe besoj se po keshtu jane ndjere dhe te tjeret. shpresojme te kemi mundesine te marrim pjese serish sa me shpejte ne nje aktivitet te tille argetues.

F a l e m i n d e r i t !

Dea Mosho Nxenese e Klases se X. Gjimnazi “Fryme Dashurie”

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!