Vallja është vetë jeta,por edhe burimi i jetës. Është një përvojë që çdo fëmijë duhet të provojë dhe të ndjejë brenda saj jetën. Të shprehë këndvështrimin e tij dhe shpjegimin e tij për të. Është një mënyrë e këndshme të shprehuri për çdo fëmijë,të provojë dhe të ndjejë gëzimin , sesi ai vetë mund të përdorë trupin e tij në mënyrë krijuese,duke mishëruar atje parime ,ndjenja dhe vlera të lidhura me historinë e vendit të tij.
Në mënyrë të veçantë mund të themi se objektivat e mësimit të valleve tradicionale për fëmmijët e Shkollës Nëntëvjeçare janë si më poshtë:
• Të mësojnë vallet popullore.
• Të kapin e të ndjejnë ritmin e tyre.
• Të argëtohen e të shprehen në mënyrë krijuese.
• Të njohin elementët e traditës popullore të vendit të tyre.
• Të zhvillojë koordinimin nervor dhe muskulor të trupit ,por edhe perceptimin optikoakustik të nxënësve.
• Të kuptojnë pasurinë që mbartin vallet popullore tradicionale.
• Të konceptojnë se vallja është një mënyrë simbolike e të shprehurit dhe e komunikimit.