Mësimi dhe përforcimi i lëvizjeve bazë si edhe i aftësive sportive së bashku me shoqërizimin normal në ambjentin e shkollës përbëjnë objektivat bazë të Edukimit Fizik në tre klasat e para të shkollës Nëntëvjeçare . Zhvillimi i mardhënieve të mira me gjimnastikën – stërvitjen fillon qysh në këtë moshë të njomë dhe vazhdon gjatë gjithë jetës .
Zhvillimi individual ,shoqëror dhe moral por edhe formimi i plotë e tërësor i personalitetit të çdo fëmije bëhet nëpërmjet lojës, veprimtarisë fizike por edhe nivelit të dijeve dhe të lëvizjeve të cilat janë në gjendje të përvetsojnë fëmijët e kësaj moshe.
Pas përforcimit të lëvizjeve bazë dhe të aftësive gjimnastikore, në klasat e ardhshme të shkollës Nëntëvjeçare vijon mësimi në mënyrë më të specializuar si sportet individuale , sportet në grup dhe rregullat e tyre. Gjithashtu edhe zhvillimi i aftësive të ndryshme nëpërmjet përmirësimit të gjendjes fizike (forcës ,rezistencës etj.).
Formimi dhe zhvillimi i një ideali sportiv,disiplina,besimi tek vetvetja por edhe e disa elementëve të tjerë që shërbejnë në plotësimin e botës së tyre të brendshme, në plotësimin e ndjenjave të tyre përbën gjithashtu një prej objektivave bazë të shkollës sonë . Sigurisht objektiv i yni është edhe përvetësimi i dijeve në lidhje me shëndetin,trupin dhe fiskulturën në përgjthësi. Ndoshta këto dije do të jenë të dobishme për fëmijët edhe në jetën e tyre si të rritur .