Shkolla jonë jep mundësinë e mësimit në mënyrë të shkëlqyer të gjuhës greke (për ata nxënës që kanë si gjuhë të parë gjuhën shqipe),të gjuhës shqipe (për ata nxënës që kanë si gjuhë të parë gjuhën greke) por edhe gjuhën angleze sepse mësimi i tyre fillon qysh në klasën e parë.
Qëllimi ynë është përgatitja e mirë e nxënësve në mënyrë që ata të përftojnë dije të mjaftueshme por edhe diplomë në gjuhët përkatëse.
Gjatë përpjekjeve tona që mësimi të bëhet argëtues por edhe frytdhënës për nxënësit ,përveç librit të shkollës dhe mësimit të domosdoshëm të fjalorit , të gramatikës dhe të sintaksës mësimi realizohet edhe nëpërmjet kompjuterave e pajisjeve të ndryshme elektronike . Gjithashtu përdorim edhe mënyra të tjera siç janë lojrat e ndryshme dhe materiale të cilat zhvillojnë aftësitë optike dhe akustike të nxënësve si:këngë, cd rom, dvd etj. Një vend të veçantë zënë edhe krijimet e fëmijëve e pjesët teatrale të cilat synojnë në përvetësimin sa më të mirë të gjuhës së folur.
Ne synojmë jo vetëm në një mësim të thjeshtë të fjalorit dhe të gramatikës,por edhe në familjarizimin me gjuhën dhe përdorimin praktik të saj.