Në kabinetin e informatikës i cili është i kompletuar plotësisht, pothuajse çdo nxënës përdor kompjuterin e tij. Ne kemi në përdorim një sërë programesh kompjuterike të cilat na janë disponuar nga Instituti Pedagogjik dhe shërbejnë si material plotësues dhe mbështetës për mësimet e zhvilluara.

Në dy klasat e para…..

Mësimi zhvillohet në formën e lojës, i jepet rëndësi afrimitetit dhe familjarizimit me kompjuterin. Gjithashtu fëmijët njihen edhe me mundësitë praktikuese dhe formuese që na ofron kompjuteri. Kjo arrihet me ndihmën e programeve arsimore të cilat së bashku me metodat përkatëse u lejojnë nxënësve të njhen në mënyrë të drejtë me mundësitë e mëdha të komunikimit që na ofron kompjuteri dhe teknologjia në përgjithësi.

Në klasat më të larta…

Mësimi zhvillohet në mënyrë sistematike dhe thelbësore. Këtu nxënësit mësojnë programe të cilat tashmë janë bërë të nevojshme, jo vetëm në jetën e përditshme të nxënësve ,por edhe të të rriturve. Si rrjedhojë në këto klasa nxënësit përvetësojnë dije të reja në fushën e informatikës.