Mësimi i muzikës zhvillohet nga një arsimtare me përvojë e specialitetit përkatës. Gjatë të gjithë vitit “artistët e vegjël” kanë rastin që të paraqesin përpara publikut rezultatet e përpjekjeve të tyre duke krijuar një kor me repertor të pasur me pjesë nga muzika jonë tradicionale,himnet bizantine,por edhe nga muzika evropiane.
Fusha e veprimtarisë sonë nuk kufizohet brenda kufijve shkollorë, pasi nxënësit tanë marrin pjesë në shfaqet artistike që zhvillohen sin ë qytetin e Gjirokastrës ashtu edhe në atë të Janinës.
Në këtë mënyrë fëmijët shprehen,formohen,edukohen,mësojnë,argëtohen dhe në të njëjtën kohë zbulojnë edhe botën e artit.