RIGONI

 Rigoni  është një bimë, që bën pjesë në familjen Lamiaceae. Bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erëz për gjellë. . Emri i tij shkencor vjen nga fjala greke Oros (malor) dhe ganos (shkelqim)

Rigoni rritet kryesisht  në male, por mund të kultivohet edhe në një vazo.Ai rritet 20-80 cm i gjatë, me gjethe 1-4 cm të gjata. Lulet e tij  janë me ngjyrë të purpurtë dhe arrijne deri ne 3-4 mm të gjata.

Rigoni ështe gjithashtu bimë aromatike, aroma e të cilit është më e theksuar kur është i thatë se sa kur është i freskët.Kjo bimë ka nevojë për diell për të zhvilluar të gjithë aromën e saj. Por, le të mësojmë më shumë për të.

VETITE E RIGONIT

Rigoni ka veti të pamohueshme medicinale, që përmbahen në majat e lulëzuara të tij. Lulet e tij përmbajnë një vaj esencial që përbëhet nga substanca të ndryshme aromatike , të cilët zhvillojnë një shije të veçantë, të fortë dhe të pagabueshme. Substancat aromatike që vaji esencial nga lulet bimore të rigonit përmban, ushtrojnë disa përfitime efektive për shëndetin e njeriut, të tilla si:

– Favorizojnë tretjen duke stimuluar pështymë dhe sekrecione stomaku.

 – Janë të dobishme në rast fryrjeje të barkut, pasi lehtëson dëbimin e gazit nga zorrët.

– Çlirojnë rrugët e frymëmarrjes në rast të kollës dhe ftohjes.

 – Ushtrojnë një veprim të butë dezinfektues.

Vlerat ushqyese te rigonit

100 grame rigon permban:

  • 265 kcal
  • 9 g proteina
  • 68,92 g karbohidrate
  • 09 g sheqerna
  • 28 g yndyrë42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium

Vajërat përbërës tek rigoni (timoli dhe karvakroli) e bëjnë një antibakterial dhe anti-fungial shumë efektiv, veçanërisht organizmat që prekin sistemin tretës si kandida dhe bakterie si xhiarda dhe stafilokoku.

Rigoni përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh duke përfshirë vitaminën K (e mirë për shëndetin e gjakut e të kockave), magnezin (ruan balancën e sheqerit në gjak), hekurin (mban oksigjenin në gjak) dhe kalciumin (ndihmon në shëndetin e kockave, muskujve dhe funksionin e nervave).

Sipas të dhënave të fundit, rigoni ka edhe veti anti-kancerogjene, pasi bllokon rrugët e zhvillimit të tumoreve.

Për dëmitimet e jashtme, një studim i 2011 tregoi se rigoni ndihmonte në shërimin e një plage. Por kujdes! Vaji i rigonit është i fortë dhe nuk duhet përdorur drejt e në lëkurë.

Merita Gaba, nxenese e klases se XI

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!