Shkolla 9-vjeçare”Frymë  Dshurie” i përket Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.U themelua në vitin 2008 prej Fortlumturisë së tij Kryepiskopit të Shqipërisë z.z.Anastas. Ai  dëshironte për popullin e tij një shkollë e cila do t’i jepte nxënësve të saj , përveç formimit të shkëlqyer edhe një edukim të krishterë të shpirtit.

Εγκαίνια του σχολείο από τον Αρχιεπίσκοπο Αλβανίας κ.κ. Αναστάσιο.

Gjatë katër viteve të para të funksionimit të saj ajo ishte vendosur pranë godinës së Mitrpolisë së Shenjtë në Gjirokastër.

Por numri inxënësve po rritej gjithnjë e më shumë .Në këto kushte u lind nevoja për ndërtimin e një ndërtese më të madhe.

Me ritme të shpejta u zgjeruan ambjentet ndërtimore Brenda një vendi me pozicion dhe  bukuri të veçantë.Godina e re filloi të funksiononte Shtatorin e kaluar(Shtator  2012)

 

Ndërtesa e re bashkëkohore mbizotëron madhështore përkrah Kishës së Shenjtë të Ngjalljes së Krishtit duke ofruar një bukuri dhe  një pamje të mrekullueshme .

Ndërkohë ajo është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë nxënësve  hapësirë të bollshme,siguri dhe lehtësi gjatë lëvizjes.

Shkolla 9-vjeçare ”Frymë Dshurie” shërben me konsekuencë dhe përkushtim një qëllimi të trefishtë:

1.Edukimin e krishterë të shpirtit fëminor me zhvillimin Meshës Hyjnore posaçërisht për nxënësit ,por edhe më gjerë, me drejtimin dhe mbështetjen  e palodhur tek nxënësit në mënyrë  që ata të krijojnë personalitete të lira, të forta,optimiste e të formuara,me besim tek Perëndia dhe dashuri për atdheun.

Formimin dhe zhvillimin e mendimit Brenda programeve mësimore bashkëkohore  të cilat zbatohen me mbështetjen  didaktike të një stafi të zgjedhur ,me përvojë,të organizuar e përgjegjës  me një trajinim të vazhduar. Ky staf pedagogjik ka në përdorim një bazë materialoteknike bashkëkohore.

Ushtrimin e trupit, jo vetëm  me orët e  gjimnastikës,lojërave atletike,valleve tradicionale, por edhe me jetën e kampit që ua ofron nxënësve gjatë muajve të verës pranë fshatit Glikomil në Gjirokastër.

Karakteristikë bazë përbën  mësimi njëkohëshëm i  dy programeve mësimore. Mësimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e gjuhës greke.Pra nxënësit i jepet mundësia e drejtëpërdrejtë për të zgjedhur grupin e gjuhës shqipe  ose grupin e gjuhës greke sipas klasave përkatëse .

Shkolla jonë:

Përzgjedh me kujdes stafin e saj duke vlerësuar njëkohësisht nivelin shkencor por edhe moralin.

I ofron nxënësve një program të pasur mësimor.

Përmirëson metodat didaktike dhe i përshtat ato me teknologjinë e re  dhe me format e reja të mësimdhënies.

Huazon dhe mbështet programet novatore  didaktike.

Siguron transportin e mirë të nxënësve.

Synon paralelisht në formimin shpirtëror të nxënësve pasi e konsideron atë  më të nevojshëm se një dije shterpë dhe e thatë.

Gjithashtu  Shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie”  i  kushton një kujdes të veçantë  inkurajimit,mbështetjes  dhe  ndihmës karshi prindërve të cilat arrihen me referatat e ndryshme pedagogjike gjatë gjithë vitit shkollor.

Një vijë strikte që ndjek shkolla jonë dhe që mbështetet në karakterin e saj jo fitimprurës janë pagesat e ulta  sepse: “Diçka që është e shkëlqyer nuk është e domosdoshme të jetë edhe e shtrenjtë”.