Shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie” i përket Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë. U themelua prej Fortlumturisë së tij Kryepiskopit të Shqipëisë z.z. Anastas i cili dëshironte për popullin e tij një shkollë e cila do të ofronte tek nxënësit e saj jo vetëm arsimimin e shkëlqyer por edhe një edukim të krishterë të shpirtit.
OFRON
- Mësimin e njëkohëshëm të dy gjuhëve :të gjuhës shqipe dhe të gjuhës greke.
- Mësimin e gjuhës angleze.
- Mësimin e sporteve të ndryshme, të muzikës dhe të valles.
- Degën e informatikës.
- Një program të pasur me veprimtari jashtëshkollore.
Qëndron pranë fëmijëve tuaj me:
- Dije
- Përgjegjësi dhe
- një bazë të shkëlqyer materialoteknike.
Stafi pedagogjik kujdeset për sigurinë fizike të nxënësve gjatë qëndrimit të tyre në shkollë.