Të shtunën 21 prill 2018, u zhvillua në ambientet e Gjimnazit «Frymë Dashurie» Simpoziumi Arsimor me temë: «Menaxhimi i sjelljeve brenda klasës shkollore». Është simpoziumi i dytë që organizohet për vitin shkollor 2017-2018, nën kujdesin e Fondacionit «Frymë Dashurie» të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Referuesit ishin profesorët nga Universiteti i Selanikut z. Iraklis Rerakis, z. Joanis Kurebeles, znj. Maria Ranxou dhe profesori i Universitetit të Janinës z. Joanis Fikaris.
Simpoziumi na dha rastin për një problematizim të frytshëm, bisedë konstruktive dhe motivim për vazhdimin e veprës arsimore dhe menaxhimin e situatave në klasat shkollore. Gjithahtu, ishte një mënyrë komunikimi ndëmjet pjesëmarrësve, e hapur për të gjithë kuadrot e arsimit por edhe më gjerë për prindërit dhe për të gjithë dashamirësit që donin të merrnin pjesë.
Refaratat mjaftë interesante që u dëgjuan kishin këto tematika: α) «Të bindurit dhe liria në praktikën pedagogjike të shkollës», b) «Parimet pedagogjike të mendimit të Joan Hrisostomit dhe rëndësia e tyre sociale», c) «Menaxhimi i konflikteve në klasë», dhe d) «Përqasja e diversitetit në veprën didaktike të mësuesit».
Në pëfundim të dy referatave kishte një pushim të shkurtër për qerasje dhe komunikim miqësor. Pas përfundimit të tyre, vijoi biseda dhe konkluzionet. Ndër të tjera u theksua rëndësia e lirisë dhe nevoja e vënies në lëvizje dhe ngjallja e interesit te nxënësit. U konstatua se dija sterile drejton nxënësin drejt kotësisë dhe nuk i shërben komunitetit, por përfundon në një arritje individualiste. Për më tepër, u fol për një metodë inovatore të menaxhimit të konflikteve në mënyrë paqësore, nëpërmjet ndërmjetësimit të bashkëmoshatarëve të klasës me drejtimin e mësuesve. Përveç referatave teorike u përdorën nga folësit edhe mënyra vizule dhe biomatike.
Si konkluzion besojmë se shprehja e Aristotelit është ajo që shpreh më së miri frymën e referatave të simpoziumit: suksesi i mësimdhënies varet nga morali i mësuesit, entuziazmi she logjika e tij.
Urojmë që edhe në vazhdim të kemi mundësi dhe takime të tilla arsimore dobiprurëse!

You may also like...

Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>