Në 18 qershor 2020, pas përfundimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore, nxënësit tanë kishin bekimin e veçantë të kishin një takim të ngrohtë me atin e tyre shpirtëror, Hirësinë e Tij Mitropolitin e Gjirokastrës z. Dhimitër në ambientet e Mitropolisë së Shenjtë.
Ishte një takim mallëngjyes, ku nxënësit kishin mundësinë të shprehnin nga afër mirënjohjen e tyre drejt Kryepiskopit Anastas dhe Hirësi Dhimitrit për të gjitha ato që ata u ofruan atyre gjatë rrugëtimit në shkollën “Frymë Dashurie”.
Hirësia me fjalë atërore dhe urime i nxiti të rinjtë mos të harrojnë rrënjët dhe vendin e tyre duke iu theksuar se vetëm brenda prehrit të Kishës do të gjejnë mbështetjen reale, fuqinë dhe shpresën në betejat e jetës.
Urojmë nga zemra që Maturantët tanë të parë të kenë bekimin e Zotit në rrugëtimin personal që do të zgjedhin!
Shkolla e tyre “Frymë Dashurie” dο të jetë gjithmonë e hapur për ta si një pikë e veçantë referimi dhe si mbështetje e vazhdueshme!

 

Për fotografi të tjera klikoni këtu!!!