Të mërkurën 6.12.2017 Drejtori i Gjimnazit tonë «Frymë Dashurie» z. Theodhori Qesko, si një nga koordinatorët eTwinning, zhvilloi një seancë trajnuese për mësues nga qyteti i Gjirokastrës në bashkëpunim me sektorin përkatës të DAR Gjirokastër në lidhje me platformën eTwinning, brenda kuadrit të fushatës së ndërmarrë nga Shërbimi Kombëtar eTwinning i Ministrisë së Arsimit.
Gjatë trajnimit që kishte si qëllim prezantimin e platformës dhe familjarizimin e mësuesve me praktikat dhe filozofinë e këtij programi, u paraqitën benefitet që mund të përfitojnë mësuesit dhe nxënësit duke u bërë pjesë e eTwinning, si programi bazë e-Learning i Komisionit Europian, pjesë integrale e Erasmus+, për edukimin, zhvillimin, rininë dhe sportet.
Në fund të trajnimit mësuesit shprehën entusiazmin e tyre dhe lanë takimin e radhës në platformën elektronike eTwinning, si pjesëtarë tashmë të familjes së shkollave të Europës, në kuadrin e një projekti dhe një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhme.

You may also like...

Add Comment Register



Σχολιάστε

Η ηλ. διεύθυνσή σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *

Επιτρέπονται τα εξής στοιχεία και ιδιότητες HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>