E premte, 27.2.18

Mbase dita më e ftohtë e dimrit në qytetin tonë! Por ja që ne e shfrytëzuam për të bërë në shëtitje në këtë peizazh të mrekullueshëm…klasa e V e gjitha do të shkojë në borë!!!

Entusiazmi i papërshkrueshëm. Fillojmë ngjitjen në Çajup së bashku me mësueset dhe drejtoreshën tonë. Sot bora ka mbuluar gjithçka dhe ne jemi gati për ta shfrytëzuar këtë rast të papërsëritshëm. Fillojmë krijim e topave prej bore dhe pastaj “luftën”. Në fund do të vendosim që një nga grupi të mos kthehet në shkollë por të qëndrojë aty. Jo, mos u frikësoni nuk e kemi fjalën për ndonjë nga nxënësit e klasës por për mikun tonë më të ri që e krijuam me duart tona…njeriun më të bukur prej bori që e lamë pas, ndërsa ne fillum rrugën e kthimit duke e përshëndetur. Takimi i radhës me të u la për vitin tjetër, sigurisht n.q.s drejtoresha dhe bora do të na e lejojnë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)