Nëse mendoni se ekskursionet tona përfunduan, gaboheni, tani sapo kanë filluar!!!

2 ditë pas pjesëmarrjes në Takimin e Koreve në Selanik, kori ynë është i ftuar në një eveniment tjetër shumë të rëndësishëm. Jemi thirrur për të marrë pjesë në koncertin festiv që do të organizohet në Sallën Orthodhokse Kulturore në Tiranë me rastin e vizitës së Shenjtërisë së Tij Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë z. Kirill!

Nisja bëhet në orën 6:30. Disa orë më vonë mbërrimë në Katedralen madhështore të Tiranës, e cila është mbushur me besimtarë të shumtë. Liturgjia Hyjnore përfundon dhe «Krishti u Ngjall!» këndohet në mënyrë festive në shqip, greqisht dhe rusisht!

Drejtohemi për te qendra argëtuese Ring Center për të ngrënë dhe natyrisht edhe për të luajtur! Stacioni i radhës Parku i Liqenit të Tiranës. Mahnitemi me bukurit e natyrës dhe gjejmë kohën e nevojshme për tu çlodhur dhe për të bërë fotot e duhura.

16:30. Rikthim në Qendrën Kulturore të Katedrales e cila mbushet nga njerëzit që kanë ardhur për të parë programin festiv. 18:00 dhe koncerti fillon. Brenda një atmosfere gëzimi performojnë grupe rinore dhe shkollore nga e gjithë Shqipëria dhe midis tyre edhe ne përcjellim mesazhin e gëzimit dhe të shpresës. Koncerti mbyllet me Korin Sinodal të Rusise në një performancë të shkëlqyer dhe tejet cilësore. Jemi të impresionuar dhe veçanërisht të nderuar!

Gëzimi dhe eksperiencat që përfituam e larguan tutje çdo grimcë lodhjeje!
Tani presim me padurim….eksursionin e radhës. Krishti u Ngjall!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)