27.4.2018
Zgjimi i herët në mëngjes na është bërë tashmë zakon! Në orën 5:15 jemi të gjithë në autobus me shumë dëshirë dhe presim me padurim nisjen.
Destinacion: Selaniku!!!
Shkaku: pjesëmarrja në Takimin e 4-t Ndërshkollor të Koreve dhe Grupeve Muzikore Rinore
Vendi: Gjimnazi Arsakeio i Selanikut
Pjesëtarë: 48 anëtarë të korit të Shkollës «Frymë Dashurie» Gjirokastër
Përgatitja për të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm ka filluar rreth një muaj më parë. Udhëtimi po ecën mbarë me udhërrëfyes vet ne, nxënësit e shkollës Frymë Dashurie.
Stacioni ynë i parë në Magic Park të Selanikut! Një vend i mrekullueshëm me lojëra që na shtyjnë t΄i provojmë të gjitha dhe të përjetojmë aventurën. Një shumëllojshmëri e mahnitshme gjërash për të bërë dhe një eksperiencë e mrekullueshme për të jetuar!
Pas ushqimit të drekës dhe çlodhjes së nevojshme erdhi dhe momenti qe prisnim me padurim. Në orën 18:00 salla e Gjimnazit Arsakeio të Selanikut na mirëpret bashkë me koret e tjera që kanë ardhë nga vende të ndryshme të Greqisë. Një rast unik dhe një mundësi e shkëlqyer për komunikim dhe shkëmbim eksperiencash. Ndihemi jashtë mase të nderuar dhe të privilegjuar!
Kori ynë performoi me dinjitet dhe seriozitet këngë në shumë gjuhë të ndryshme. Gjatë kthimit kishim mundësinë të reflektonim për të gjitha ato që përjetuam. Falenderime të ngrohta burojnë nga zemrat tona për të gjitha këto që shijuam.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (required)